LajmeMaqedonia

Prej sot targa të reja

Shkup, 20 shkurt – Ministra e punëve të brendshme Gordana Jankullovska gjatë prezentimit të targave të reja të veturave gjatë ditës së shtunë tha se ata i plotësojnë të gjitha standarded evropiane, posedojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes se ato të tanishmet dhe do të ofrojnë kombinime të cilat do të mund të përdoren në 30 vitet e ardhshme, ose rreth 4 milionë kombinime.

Çmimi i targave të reja do të jetë 1200 denarë me atë që qytetarët nuk do të jenë ët obliguar që t’i ndryshojnë të njëjtat.

Targat e reja do të lëshohen për veturat të cilat për herë të parë regjistrohen në territorin e Maqedonisë, gjatë ndryshimit të njësisë së vendregjistrimit të veturës ose gjatë humbjes së targave.

Kush do të dëshirojë të shënojë ndonjë fjalë në targa prej 3-9 shkronja do të paguajë 1200 euro, ndërsa fjala nuk duhet të përmbajë ndonjë fyerje ose provokim.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button