InteresanteVIDEO

Qe 30 vjet jeton si vampire dhe thith gjak nga njerëzit (Video)

vampireBritanikja Julia Caples që nga mosha 15 vjeçare jeton si vampire, gjegjësisht konsumon rregullisht gjak njerëzor.

45-vjeçarja nuk e fsheh dëshirën e saj për të thithur gjak, ndërsa për këtë ka edhe donatorë të shumtë – njerëz të fascinuar pas tregimeve për vampirët e lejojnë që t’ua pijë gjakun direkt nga trupi i tyre.

Ajo ka thënë se kur kishte dhuruar puthjen e saj të parë si tinejxhere, kishte ndier dëshirën për të pirë gjak dhe më pas nuk është ndalur.

“Është instinkti im natyror, ndërsa më ka pëlqyer edhe shija e gjakut. Nuk mund ta shpjegoj këtë”, ka treguar Caples.

Duke kërkuar njerëz që kanë pasion të njëjtë me të, Julia e ka takuar Donaldin, me të cilin janë martuar në vare dhe një vit ia kanë pirë gjakun njëri-tjetrit.

Mirëpo, pas lindjes së fëmijës, vendosën që së paku njëri nga ata të hiqte dorë nga të qenit vampir dhe këtë “sakrificë” e bëri burri, ndërsa ajo vazhdon sot e kësaj dite të jetojë si vampire.

“Kur e pi gjakun njerëzor ndihem më e fortë dhe më e shëndetshme”, ka shtuar Julia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button