MuzikeVIDEOVIP

Qëndresa promovon këngën e re në Zvicër

Qëndresa Millaku vazhdon të sjellë krijime të reja muzikore. Pas këngës “First Class Girl” ajo së shpejti do të vijë me një këngë tjetër të re.

Këngëtarja gjatë të premtes, 23 dhjetor, në vendin ku është rritur, Zvicër, do të promovojë këngën e saj më të re. Qëndresa dëshiron ta mbajë befasi që për publikun, duke mos dhënë shumë detaje rreth këngës.

“Për mua performimi në Zvicër është një ndjenjë e veçantë dhe emocionuese për shkak të lidhjes me atë vend, dhe përpos që jam rritur atje, tash kam rastin që talentin tim ta paraqes para bashkatdhetarëve dhe të dhuroj momente të bukura me tingujt e muzikës”, ka thënë Qëndresa për Telegrafi.com.

Qëndresa gjithashtu do këndojë edhe dy këngë të reja të cilat me kohë do t‘i bëj publike për publikun e gjerë. Përveç kësaj, më 24 dhjetor këngëtarja do jetë këngëtare mysafire në koncertin e Ardian Bujupit që do te mbahet ne Saalbau Rhypark në Basel.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button