LajmeMaqedonia

Qeset shiten, gjoba nuk ka

Që nga aplikimi i urdhërit për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike e cila kishte filluar që nga 1 janari i vitit 2009, të vetmen dobi që e kanë pasur kanë qenë tregtarët, pohojnë një grup i prodhuesve dhe përpunuesve të mjeteve plastike pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë
Sipas të dhënave të tyre nga shitja e qeseve plastike që mbajnë deri në pesë kilogramë tregtarët shënojnë profit deri në 80 për qind në krahasim me çmimin furnizues të qeseve plastike. Sasia e qeseve plastike që hyjnë në përdorim në pajtueshmëri me urdhërin, nëpër marketet e mëdha është zvogëluar për 50 për qind, përderisa shitja e tyre është zvogëluar për 40 për qind në krahasim me vititn 2008.
Gjoba për mosrespektimin e urdhërave për personat juridik kap vlerën prej 6 mijë euro, por nga Inspektoriati shtetëror i tregut njoftojnë se deri m ëtani nuk kanë ndarë asnjë dënim për mosrespektimin e këtij ligji.
Tregtarët e respektojnë këtë ligj sepske kanë dobi, pasi me shitjen e qeseve ata arrijnë fitim.
Grupacioni për prodhimin dhe përpunimin e masës plastike pranë OEM tregon se është e vogël përqindja e shfrytëzuesve të qeseve nga materiali biologjik, kurse si arsye e shohin jo situmilimin e firmave.
Ministria e ekologjisë njoftoi se në procedurë është iniciativa e këtij grupacioni për përdorimin e qeseve bilogjike të cilat konsumatorët do t’i kishin marrë falas.
Ndërkaq, nga ky grupacion kanë njoftuar se në muajt e parë pas dhënies së urdhërit ka pasur një rënie drastike për prodhimin e qeseve plastike për rreth 70 për qind, ishte mbyllur kapaciteti për prodhimin e tyre që solli edhe largimin nga puna të shumë punëtorëve të kësaj industrie.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close