LajmeMaqedoniaPolitika

Qeveria qëllimisht provokon shqiptarët

Lëvizja Qytetare ZGJOHU!, shoqata Historianëve Shqiptar dhe të gjitha 18 shoqatat pjesë e forumit të Lëvizjës ZGJOHU! konsiderojnë që ndërtimi i kishës ortodokse në Kalanë Ilire të Shkupit është i papranueshëm dhe çdo përpjekje tinzare për t’a realizuar falsifikimin e historisë do të rëndon besimin midis komuniteteve në vend si dhe do të prish marrëdhëniet ndërtetnike në mënyrë të pariparueshme.

“Që nga viti 2007, ZGJOHU! dhe shoqatat partnere kanë alarmuar për këtë tendencë të falsifikimit të historisë dhe përvetësimit të trashëgimisë shqiptare nga ana e VMRO DPMNE dhe pseudoarkeologut falsifikator Pasko Kuzman. Edhepse publikisht deklaroi që punimet në atë kishë do të ndalojnë menjëherë, Kuzman në mënyrë tinzare vazhdoi ngritjen e tempullit të falsifikimit të historisë gjatë natës që shkaktoi revoltë tek shqiptarët. ZGJOHU! dhe shoqatat tjera nuk kanë asgjë kundër ndërtimit të objekteve fetare, por ne kundërshtojmë ndërtimin e tyre mbi toka shqiptare, si Kalaja Ilire dhe shtëpia e lindjës së Nënës Terezë në Shkup” thuhet në reagimin e Zgjohut.

“Ndjejmë nevojë t’ia tregojmë z. Kuzman dhe të gjithëvë në VMRO DPMNE historinë e Kalasë së Rozafës, muret e së cilës po ndërtoheshin nga tre vellëzer ditën, por çuditërisht shembeshin gjatë natës. Një plak i urtë i këshilloi djemtë që të murosin njërën nga bashkëshortet e tyre në mur si kurban për Kalanë në mënyrë që të qëndrojnë muret dhe mos të shembën. Ata vepruan siç i këshilloi plaku dhe sot muret e Kalasë së Rozafës qëndrojnë të fortë. Me keqardhje themi se historia e gërmimeve në Kalanë e Shkupit dhe ndërtimit të kishës në atë kala kanë filluar të ngjasojnë me historinë e Rozafës, por shpresojmë që partitë politike nuk do të lejojnë që tolerenca ndërtetnike dhe ndërfetare të bëhet kurban e çmendurisë së Pasko Kuzmanit në mënyrë që ato mure të qëndrojnë” thuhet më tej në reagim.

ZGJOHU! apelon deri tek qeveria që mos të bjen pre e çmendurisë së Pasko Kuzmanit dhe në rast se nuk ndalon këtë absurditet, atëherë qeveria qëllimisht provokon shqiptarët dhe qëllimisht nxit urrejtje për të tensionuar marrëdhëniet ndëretnike në vend. Tensionimi i marrëdhënieve ndërtetnike në asnjë mënyrë nuk duhet t’ju shërbejë partive politike si mjet që e shfrytëzojnë për ngritje të rejtingut para zgjedhjeve të mundshme të parakohshme në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button