BotaKronika e ZezeLajmeShqiperia

Mizore: Shqiptari në Greqi përdhunonte vajzën e tij!

lajme-perdhunim Ngjarja ka ndodhur në një fshat afër Selanikut, kur vajza, sot 16 vjeçe dhe nxënëse në klasën e tretë gjimnaz, tentoi t’i jepte fund jetës, duke prerë damarët.

Nëna e vajzës nuk kishte mësuar asgjë, pasi aktet e keqtrajtimit seksual nga ana e të atit, ndodhnin kur e shoqja nuk ishte në shtëpi.

Policia ka thënë se 36-vjeçari ishte i papunë dhe sipas fqinjëve, që citohen nga agjencia ANA-MPA, ishte përdorues i rregullt i alkoolit.

Ai është arrestuar ditën e mërkurë, dhe po mbahet në paraburgim, i akuzuar për përdhunim të mituri, mashtrim dhe incest në vazhdimësi; të gjitha këto vepra penale për të cilat parashikohen dënime të rënda.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button