Lajme

Rasti “Monstra”: Japin deklarata mjekët e mjekësisë ligjore

Seancë e re për vrasjen e pesëfishte te Liqeni i Smilkovës

Familjet e viktimave dhe peshkatarit njoftuan se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, për shkak se ajo është shumë e rëndë për to dhe nuk do të mund t’i ndjekin dëshmitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seancë e re për vrasjen e pesëfishte te Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012 do të mbahet sot në Gjykatën Penale, ndërsa do të pyeten mjekët e mjekësisë ligjore.

Në seancën e kaluar dëshmuan ekspertë nga MPB-ja, që kanë kryer analiza dhe hetime të materialit të lëndës.

Për vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smilkovës, ku u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata e Lartë vjet në dhjetor i anuloi vendimet dhe rastin e ndërmori PSP-ja.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close