VIP

Renidona Zeneli ndahet nga i fejuari

Nuk i kanë shkuar edhe aq mbarë këtë fillimvit punët personale bukuroshes shqiptare, të shpallur “Queen of the World, Albania 2009”, Renidona Zeneli. Lajmet e fundit që vijnë prej saj, thonë se pak kohë më parë ajo është ndarë përfundimisht nga i fejuari, me të cilin bashkëjetonte prej dy vjetësh.

Bëhet fjalë për një lidhje dashurie me biznesmenin Krenar Lazaj, të nisur pak kohë para se ajo të fitonte titullin e bukurisë, në të parin spektakël me këtë emër. Nga miqtë e Renidonës kemi mësuar se krisja e lidhjes së çiftit ka filluar të ndihet në prag të festave të fundvitit. Shkak për këtë duket se janë bërë mosmarrëveshjet mes çiftit, detajet e të cilave ende nuk janë shumë të qarta. Por e sigurta është se tanimë Renidona po jeton me familjarët e saj dhe jo më me njeriun që kishte zgjedhur për të jetuar deri në fund të jetës. Gjithmonë siç tregojnë miqtë e bukuroshes, trazirat në jetën personale duket se kanë ndikuar edhe në karrierën e saj.

Sipas deklaratave të Renidonës, bërë disa javë më parë, në fund të dhjetorit ajo do të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të përfaqësuar Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar “Top Model of the World”. Një lajm që konfirmoi në të njëjtën kohë edhe faktin se konfliktet që ajo ka pasur me drejtoren e agjencisë “AS” (organizatore e “Queen of the World Albania”, konflikte për të cilat “Panorama Plus” ka shkruar disa herë), Aurela Hoxha, ishin zgjidhur dhe mes vajzave kishte rinisur bashkëpunimi. Madje, e njëjta agjenci, mbajtëse e patentës së “Top Model”, kishte zgjedhur Renidonën për të përfaqësuar vendin tonë në Nju Jork. Por kësaj here Renidona nuk arriti në këtë konkurs, të cilin e ëndërrojnë shumë modele shqiptare. Për shkak të ndodhive të papritura që ndodhën në jetën e saj personale, ajo ka hequr dorë nga ky përfaqësim dhe ka vendosur t’i japë fund lidhjes, duke vënë kështu një herë e mirë rregull në jetën e saj. Me pak fjalë, adhuruesit e vajzës seksi mund të gëzohen: tani ajo është single.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close