VIP

Sa harxhuan dhe sa fituan këngëtarët shqiptarë gjatë vitit 2011

Kanë bërë dasma deri në 100 mijë euro, kanë blerë vila 1 milion euro, por kanë fituar gjithashtu disa miliona.

Në listën e më të shtrenjtëve futen Elvana, Adelina Ismajli, Ermali, Tuna, Genta, Nora, Flori, Çiljeta, Zanfina, Dafina, Zajmina, Gjyste Vulaj.. Make up nga 100 deri në 500 euro, videoklipet nga 1000 deri në 10.000 euro, fustanet jo më lirë se 1000 euro, dasmat deri në 100.000 euro, kurse vilat maksimumi 1 milion euro.

Viti i kaluar ka qenë një nga vitet me më shumë aktivitete që ka përjetuar bota shqiptare e muzikës. Videoklipe të shumta, këngë me bollëk, fotosesione të nxehta, koncerte e mbrëmje muzikore të shumta, në të njëjtën kohë fytyrat publike shqiptare janë modernizuar shumë dhe mundohen të jenë në trend me muzikën botërore, kështu që edhe jeta e tyre ka filluar të jetë një jetë luksi. Shpenzimet e tyre kanë kapur shuma marramendëse, por edhe fitimet kanë qenë po ashtu në atë nivel.

Çmimi i videoklipeve varion nga 1 mijë euro deri në 10 mijë euro më i shtrenjti dhe më i realizuari, ndërsa të tillë kanë realizuar këngëtaret Elvana Gjata, Zanfina Ismajli, Tuna Sejdiu, Zajmina Vasjari, si dhe pop diva shqiptare Adelina Ismajli, klipin e realizuar në Paris, që kap një shifër me shumë zero. Regjisorë të ndryshëm për shkak të konkurrencës kanë nisur  të ulin çmimet për klipe, madje një pakt ku në kontratat e nënshkruara futen disa klipe me një çmim shumë të volitshëm.

Pak më lirë se klipet kushtojnë fustanet, të cilat këngëtaret tona i veshin nëpër mbrëmje muzikore, paraqitje skenike dhe televizive. Shumica prej tyre tashmë kanë angazhuar edhe stilistë personalë, siç është Leonora Jakupi, Jehona Sopi, Vesa Luma, Nora Istrefi e Kaltrina Selimi, të cilat shfaqen gjithmonë me kreacione të stilistëve kosovarë, ndërsa disa prej tyre modelet i kopjojnë dhe huazojnë nga yjet e muzikës botërore.

Akuza të tilla janë drejtuar dhe vazhdojnë të drejtohen në adresë të Nora Istrefit dhe Dafina Zeqirit, duke i akuzuar se kopjonë stilin e Rihanës dhe Beyonces. Fustanet e këngëtareve tona variojnë me çmime jo më të lira se 1 mijë euro. Disa make up artiste shumë të njohura në Kosovë shërbimet e tyre për këngëtaret i bëjnë nga 100 euro deri në 500 euro, sipas kërkesave të tyre. Disa nga vilat e këngëtarëve tanë i kemi treguar edhe më herët në shkrimet e publikuara te gazeta “Panorama”, përfshirë këtu 4 shtëpitë e Sabri Fejzullahut, që kapin vlerën 500 mijë euro, pastaj vila e djalit të tij, Ermalit, në vlerë 500 mijë euro në, një lagje periferike të Prishtinë; Ndërsa një vilë prej 600 mijë eurosh ka paralajmëruar edhe këngëtarja tjetër, Nora Istrefi dhe një tjetër Genta Ismajli, e cila akoma nuk ka dhënë ndonjë detaj më shumë lidhur me ndërtimin e saj.

Shumë këngëtare të njohura ende banojnë nëpër apartamente në Prishtinë, përfshirë këtu Kaltrina Selimin, Zanfina Ismajlin, Shota Baraliun, Leonora Jakupin, Jehona Sopin e disa të tjera, të cilat nuk kanë rrezikuar që të investojnë në pasuri të patundshme.

Makinat që përdorin, variojnë në shuma deri në 30 mijë ose 50 mijë euro, të ngjashme kanë Nora Istrefi dhe Leonora Jakupi nga një BMW X3, kurse Zanfina Ismajli një Freelander 2. Vitin që kaloi, u realizuan edhe disa dasma shumë luksoze, të cilat kaluan shifra marramendëse, përfshirë këtu dasmën e Bleros dhe Teuta Krasniqit me 400 të ftuar, e paguar diku rreth 100 mijë euro, dasmën e Tuna Sejdiut me 300 të ftuar që kapi shifrën plot 100 mijë euro, dasma e fshehtë e Arta Bajramit dhe Edona Llalloshit, shifra e të cilave ende nuk është bërë publike, si dhe e Jehona Sopit me shumë pak të ftuar në një restorant të vogël në Prishtinë.

Të gjitha këto shpenzime si mund t’i mbulojnë këngëtaret dhe të bëjnë një jetë luksi me familjet e tyre? Sa paguhen ata? Para disa viteve është realizuar një listë e gjatë e shifrave me të cilat paguheshin këngëtaret më të njohura. Në vazhdim ju sjellim po ashtu një tjetër listë të rifreskuar për këto dy vitet e fundit. Tuna Sejdiu për një koncert paguhet nga 1 500 deri në 2 000 euro, kurse në një tour koncertesh paguhet deri në 6 000 euro. Një çmim paksa të ngjashëm e ka edhe Nora Istrefi, e cila kap shifrën prej 2 000 eurosh, kurse Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata paguhen deri në 2 500 euro, njësoj sa edhe Zanfina Ismajli, e cila për një koncert arrin shifrën 3 000 euro.

Ndryshe nga vitet e kaluara kur për një koncert ka kërkuar 4 000 euro, Genta Ismajli tashmë ka ulur dukshëm çmimin dhe në koncerte shfaqet për shumën prej 2 500 eurosh. Kurse burime tonat pohojnë se ajo në disa koncerte është paguar edhe me 1 500 euro. Një shumë pak më të lartë për momentin e ka këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj, e cila ka një axhendë shumë të ngjeshur koncertesh, mbrëmje muzikore e dasma, ku paguhet hiç më pak se 4 000 euro dhe, për këtë shkak, disponon një pasuri të patundshme në Mal të Zi e Gjermani. Për një çmim prej 1 000 deri në 1 500 euro në koncerte shfaqen Zajmina Vasjari, Kaltrina Selimi, Leonora Jakupi, Çiljeta Xhilaga, Big Mama, Ermal Fejzullahu, Seldi Qalliu, Vesa Luma, Sinan Hoxha, Shpat Kasapi, ndërsa me më pak para, nën 1 000 euro ose më saktë 500 euro për mbrëmje, paraqiten këngëtaret e njohura të cilat gjithmonë shfaqen live, përfshirë këtu Flaka Krelanin, Linda Halimin, Hana Cakulin, Teuta Kurtin, Rona Nishliun, Olta Bokën, Kejsi Tolën, Samanta Karavellën etj.

Sa kanë fituar në koncerte
– Tuna Sejdiu 1500-2000 euro, nj tour koncertesh 6000 euro
– Nora Istrefi 2000 euro
– Dafina Zeqiri, Elvana Gjata 2500 euro
– Zanfina Ismajli 3000 euro
– Genta Ismajli 1500-2000 euro
– Gjyste Vulaj 4000 euro
– Zajmina, Kaltrina Selimi, Leonora Jakupi, Çiljeta, Big Mama, Seldi, Vesa Luma, Sinan Hoxha 1500 euro
– Flaka Krelani, Linda Halimi, Teuta Kurti, Rona Nishliu, Olta Boka, Kejsi Tola, Samanta Karavella 500 euro

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close