VIP

Rina e Besnikut të “NRG Band”

Besnik Qaka, solisti i grupit Nrg Band, duket se i ka shijuar më shumë se askush tjetër paskuintat e festivalit “Top Fest 8”.

Me një këngë shumë ritmike të titulluar ‘Rina, Rina”, ky grup muzikor i njohur në Kosovë dhe tashmë shumë në Shqipëri, arriti të bënte shumë fansa për vete.

Por shumë mund të pyesnin se kujt i kushtohej kjo këngë, kush mund të ishte Rina balerina që Besniku në vargjet e refrenit i drejtohej me fjalët “I imja je”.

Paparacët kanë arritur ta fotografojnë këngëtarin me një vajzë simpatike bionde, me të cilën qëndronte shumë afër dhe shkëmbente puthje e përqafime vazhdimisht.

Mbetet thjesht për t’u vërtetuar, nëse kjo vajzë bionde është Rina e famshme e këngës së Nrg Band.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button