VIP

Adelina kthehet nga Amerika pa këpucë

Është kthyer nga turneu në Amerikë, është gjallë sigurisht, edhe pse dolën fjalët për vdekjen e saj, ndërkohë që flet ekskluzivisht për “Panorama plus”. Është shumë e sinqertë, me një dozë humori në vete.

“Është hera e tretë që isha në Amerikë dhe kam pasur një turne të shkëlqyer që nuk do ta harroj deri në fund të jetës. Të jem e sinqertë, nga ato pak biseda që arrita të kem me fansa në Amerikë, publiku atje duket mjaft i përmalluar, por dhe i dëshpëruar nga koncertet shqiptare, të cilat kryesisht janë të organizuara mjaft dobët. Ndoshta ky fakt ka ndikuar që turneu im të cilësohet si njëri ndër më të suksesshmit në kohë të fundit në Amerikë, gjithnjë për komunitetin shqiptar po flas. Guxoj të them se organizatorët atje duhet të mendojnë seriozisht për organizime më normale, nëse duan që rinia të mos u ikë në koncerte amerikane, gjë që do ta bëja dhe vet”, tha Adelina në fillim të intervistës.

Duke u përgjigjur në pyetjen se si u bë që atje kishte kënduar bashkë edhe me Sabri Fejzulahun, Adelina tha: “Me xhaxhin Sabri mund të mos takohem 20 vite, por kurdo që bashkohemi jemi ai i njëjti ekip fitues që korr gjithçka para vetes. Gjithmonë e kam quajtur veten njeri me fat që jetoj në kohën e një legjende siç është ai. Është e vështirë të flasësh për emocionin që të mbërthen kur ke përballë Sabri Fejzullahun, dhe dashurinë që arrin t`ia falësh publikut në ato momente”.

Duke u pyetur për ndonjë ngjarje interesante nga ato koncerte në SHBA, Adelian rrëfeu se kishte kënduar në pesë shtete brenda pesë ditësh dhe si ngjarje të shëmtuar tregoi se si një person, të cilit nuk deshi t’ia përmendë emrin, ia kishte vjedhur dy palë këpucë. “Tingëllon e çuditshme, por unë po qeshja shumë. Ika dhe ia bleva dhe getat personit në fjalë dhe i thash: Aman merri se të shkojnë me këpucët, do lësh namin me ato këmbë”.

Ndërkaq, si ngjarje të mirë nga Amerika ajo përmendi takimin me Melindën nga American Idol. “Befasia më e bukur që më ka ndodhur. Ajo vajzë përveç kualiteteve që i ka dhënë Perëndia, kishte edhe një shpirt aq të madh saqë më nxori lotët kur po qante duke më përqafuar dhe fliste se jam idhulli i saj që nga mosha dyvjeçare”, tregon Adelina Ismajli.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close