Interesante

Nusja më e shëndoshë në botë (Foto)

Një fustan nuse i bërë me porosi konsiderohet si një luks për shumë çifte, por për amerikanen Susanne Eman, është një domosdoshmëri të cilën nuk mund ta shmangë dot.

32-vjeçarja nga Arizona synon të shndërrohet në nusen më të shëndoshë ndonjëherë dhe me një peshë prej 360 kilogramë, i ka të gjitha mundësitë që t’ia dalë mbanë pa probleme.

 

[wp-like-locker]

Si një mënyrë për të fshehur problemet e saj më shëndetin, Eman ka vendosur të përzgjedhë një model, i cili do t’i lërë zbuluar vetëm krahët e saj.

Sfida e vështirë e qepjes së fustanit për këtë nuse tejet të pazakontë i ka rënë mbi krahë rrobaqepësit të saj të besuar, që ka përllogaritur se do të ketë nevojë për një copë prej pesë metrash të gjatë dhe 15 të gjerë, për të plotësuar dëshirën e së resë.
Ndërkohë, ndërsa gjithçka po bëhet gati për martesën e saj, 32-vjeçarja përgatitet që të arrijë qëllimin e saj në jetë, të prekë rekordin e 700 kilogramëve.Kjo do të thotë se 32-vjeçarja duhet të konsumojë 30 mijë kalori në ditë për dhjetë vitet e ardhshme. Në një intervistë në një revistë amerikane, ajo tregoi se cili është sekreti i lumturisë së saj. “Bashkëshorti im është i mrekullueshëm. Atij i pëlqen të gatuajë dhe kjo më ndihmon shumë. Ushqimet e tij janë të jashtëzakonshëm dhe falë tij jam kaq e lumtur”.

[/wp-like-locker]

 

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button