Lajme

Rozana Radi mban dietë për ditë më radhë

Rozana Radi, është një  këngëtare që bie jo pak në sy me look-un dhe format e saj trupore, të cilat janë të rrumbullakosura, por gjithsesi seksi.

Artisja simpatike rrëfen se ka raste kur i duhet që të mbajë dietë për ditë më radhë, kjo gjithmonë kur e sheh veten që e ka tejkaluar me kilogramët.

“Ka raste që shëndoshem, kjo sepse nuk ndjek regjim me ushqimin, ha rrallë, por shumë, gjë që nuk është fare e mirë”, – thotë Rozi që në fillim të bisedës. Më tej ndërsa e pyesim për dietën më drastike që ka mbajtur gjatë jetës së saj…

“Dy vite të tëra: Mish pule, sallatë jeshile dhe një frutë në ditë. Jo kafe, jo alkool. Vetëm një gotë verë rrallë dhe 3 herë në javë 2 orë palestër”, – vijon Rozana, e cila tanimë falë këtyre ‘sakrificave’ ka arritur të ketë sot një trup të tonifikuar, me celulitin siç thotë edhe vetë ajo në miniaturë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close