VIP

Rozana Radin e kam fiksim shoqëror, asgjë më shumë

Marrëdhënia e tij me vajzat është bërë si një telenovelë e gjatë me shumë pjesë dhe që intrigon vazhdimisht teleshikuesit.

Reperi i njohur 24-vjeçar, Noizy, këto ditë është përfolur shumë në lidhje me marrëdhëniet intime, që sipas disa mediave ka pasur me kolege, siç janë Genta Ismajli dhe Rozana Radi, me të cilën ka realizuar dy këngë, “Fly” dhe “Mr. Yesterday”.

Por, ndërsa Genta Ismajli mohoi të ketë pasur diçka mes saj dhe Noizy-t, duke bërë madje ironi me fjalët: “Po, jemi të lidhur dhe mezi presim të martohemi”, në qendër të shtypit rozë ka qenë tymnaja që u ngrit për të dhe Rozanën. Vetë Noizy, i cili synon të transmetohet në MTV me hitet e tij të reja, ka thënë për mediat se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë raport romantik mes tij dhe Rozanës, sikurse është shkruar këto ditë. “Tjetër gjë kam thënë në intervista dhe të tjera gjëra kam lexuar. Edhe nëse ka pasur një raport, kanë qenë gjeste qejfi, asgjë nuk është bërë me zor. Rozana është shumë gocë e mirë, është fiksim shoqëror, asgjë më shumë, nuk shkon më tej se kaq”, – ka sqaruar këngëtari, i cili këto ditë nis një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe nëse jo për lidhjet, vera për Noizy-n ka për të qenë e nxehtë, pasi ai pret të publikojë disa këngë të reja, si dhe të marrë pjesë në koncerte që nga SHBA, Zvicër, kudo në Shqipëri etj. 24-vjeçari dibran po ashtu ka realizuar një këngë me këngëtaren e njohur gjysmëshqiptare në SHBA, Kristine Elezaj. Edhe më herët, hitbërësi i “My Lady”, i cili ka qenë i lidhur edhe me “Miss Kosova”, Sabrije Idrizaj, është shprehur se sekreti i suksesit të tij janë bashkëpunimet me disa nga femrat seksi të muzikës shqiptare, ndërkohë që fama e ka çuar drejt lidhjeve të shumta, gjykuar nga fotot ku nuk guxon të puthet me femra të ndryshme…

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close