ArsimiLajmeMaqedonia

Rreth 500 nxënës shiptarë mund ta humbin vitin

Prindërit e nxënësve shqiptarë në shkollën fillore “Vasill Gllavinov” të fshatit Buzallakovë të Velesit, vazhdojnë të bojkotojnë procesin mësimor. Ata kanë kërkuar që të bisedojnë me kryetarin e komunës së Velesit, por si duket ai i ka refuzuar. Prindi Miftar Limani thotë se  kanë kërkuar që të takohen me kryetarin e komunës së Velesit por ai i ka refuzuar. “Për të zgjidhur problemin tonë sa më parë ne kërkuam që të takohemi me kryetarin  komunës, pro ai na refuzoi”, tha Limani. Sa i përket rrezikut që fëmijët të humbin vitin, Limani tha se sidoqoftë bojkoti do të vazhdon  deri sa të zgjidhet problemi, sepse sipas tij nuk është në rregull që në një shkollë ku 300 nxënës janë shqiptarë dhe tekstet shkollore i kanë në gjuhën shqip, të ligjërojnë mësues maqedonas. “Është e pa logjikshme që në një shkollë ku të gjithë nxënësit janë shqiptarë, librat shkollor i kanë në gjuhën shqipe të mësohen nga mësues maqedonas, andaj ne do të shkojmë deri në fund me bojkotin, deri sa të zgjidhet ky problem dhe të punësohen mësimdhënës shqiptarë. Jemi të vetëdijshëm që fëmijët tanë mund ta humbin vitin, por ne nuk do të kthehemi prapa, kësaj radhe do të vazhdojmë bojkotin deri në fund të zgjidhjes së problemit”, tha Limani. Pothuajse e njëjta situatë mbizotëron edhe në fshatrat Ellovë dhe Cërni Vërv të komunës së Studeniçanit, në të cilat bojkotohet mësimi pasi që mësimdhënësit nuk kanë se më çfarë të shkojnë në vendet e punës. Drjetori i shkollës fillore “Alija Avdoviç” në Studeniçan, Alinafis Asani thotë se bojkoti i mësimit do të vazhdojë pasi që arsimtarët nuk kanë automjete transporti. “Bojkoti vazhdon ende pasi që komuna nuk ka mjete për të mbuluar harxhimet, kurse automjetet për transport ende nuk janë sjellur nga Qeveria”, tha Asani. Ndërsa zëvendës ministri i arsimit Safet Neziri ka bërë thirrje për ndërprerje të bojkotit në shkollën fillore “Vasill Gllavinov” të fshatit Buzallakovë. Neziri thotë se bojkoti është në dëm të nxënësve dhe nuk zgjidh asnjë problem, ndërsa përgjegjësia bie mbi vet prindërve. Sipas Nezirit, zgjidhja e problemit me zëvendësimin e mësuesve maqedonas me ata shqiptarë është para përfundimit, për këtë duhet të pritet vetëm hapja e konkursit për mësues më 1 dhjetor. Ai me këtë rast i bënë thirrje të diplomuarve që të konkurrojnë për vend pune për mësues në fshatin Buzallakovë për lëndët matematikë, fizikë, gjeografi dhe anglisht. Kruse sa i përket zgjidhjes së problemit në komunën e Studeniçanit, MASH ka afat deri të martën që të sjellë automjetet e transportit përndryshe bojkoti i mësimit do të riaktivizohet edhe në fshatrat Draçevicë, Mallçishtë, Vërtekicë dhe Cërvena Voda, ku tani më mësimdhënësit kanë thënë se do të ankohen edhe të kryeministri.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close