LifeStyle

Rritja e buzëve me injeksione

Rritja e buzëve me injektimin e fillereve të ndryshëm, është metodë e lehtë, e cila zgjatë disa minuta, nuk ka nevojë për hospitalizim dhe rezultate shihen menjëherë.

Ditëve të sotshme interesimi për zmadhim të buzëve është në rritje e sipër. Për të janë të interesuar personat e moshave të ndryshme, si femrat ashtu edhe meshkujt.

Kjo procedurë zakonisht realizohet me anestezion lokal (qoftë në formë të kremrave apo bllok anestezionit regjional). Kohëzgjatja e intervenimit është e shkurtër tek injektimi i fillereve (15-30 minuta) derisa kohëzgjatja tek metoda tjera, si transplantimi i indeve (fascies apo yndyrës) apo (lip lifting,V-Y-plastik) është 1- 2 orë dhe bëhet në disa etapa.

Pas intervenimit mund të vie deri tek paraqitja e një edeme dhe një mavijosje e buzëve e cila mund të jetë lehtë e shprehur, apo në disa raste, shumë e theksuar, por nuk është brengosëse sepse largohet pas 2-4 ditëve.

Pacientja nuk bën të përdorë buzëkuq 24 orë pas intervenimit, as t’i kafshojë buzët. Mund të përdorë lecka të ftohta e në raste të rralla edhe antibiotikë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button