LajmeMaqedoniaPolitika

Rufi Osmani: Pse na nevojitet ndryshimi

Lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani deklaroi se, partia shqiptare që ishte pjesë e qeverisë në largim, në kujtesën politike shqiptare do të ngel për dështimet e pareshtura dhe për margjinalizimin e skajshëm të interesit shqiptar në Maqedoni, të shoqëruar me korrupsion të skajshëm politik.

Osmani ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni duhet të përfaqësohen nga politikanë që dinë të avancojnë statusin dhe të drejtat e tyre në këtë shtet.

“Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen nga politikanë të ditur, të ndershëm dhe me vizion të qartë për të ndihmuar procesin e demokratizmit të ambientit politik në vend dhe për të avancuar të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe të të gjithë qytetarëve në vend. Zgjedhjet politike janë shansi i vërtetë për të bërë ndryshimin pozitiv në dobi të qytetarëve, vendit dhe të perspektivës sonë. Ftoj qytetarët, që me votën e tyre të lirë, të bëjnë ndryshimin e domosdoshëm demokratik”, është shprehur Osmani.

Kreu i RDK-së thekson se oferta e partisë të cilën e drejton dallon dukshëm në krahasim me ofertat e partive tjera politike.

“Objektivat politike, autonomia lokale, konsensusi vendimmarrës dhe kuadrot me integritet të lartë moral dhe intelektual, bëjnë që oferta jonë të jetë e dallueshme në krahasim me ofertat e konkurrentëve tanë politikë shqiptarë dhe partive tjera në nivel nacional. RDK, është subjekt politik i cili në programin e vet ngërthen idealin e vjetër shqiptar për barazi të plotë në sistem me kombin maqedonas, bërjen e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare, transformimin e RM-së në shtet me vendimmarrje konsensuale për çështje me interes nacional…”, ka thënë në intervistën dhënë gazetës “Koha e Re”, lideri i RDK-së Rufi Osmani.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close