VIP

Seldi kapet mat me Adelina Tahirin

E kush nuk do të donte ta kishte sa më afër sirenën e bukur të “Këngës Magjike”! Një këngë shumë e ndier, një interpretim prekës ku këngëtarja nuk kurseu as lotët dhe në fund transformimi nga sirenë në një femër super seksi, më shumë e zhveshur se e veshur.

Kushedi sa meshkuj ka bërë të ëndërrojë atë natë Adelina, teksa këndonte dhe përlotej për një dashuri të humbur! Kushedi sa meshkuj do të kishin dashur të ishin aty për t’i thënë se ajo nuk ka pse qan për një dashuri, të tjerët po, le të torturohen e të hanë veten me dhëmbë duke ëndërruar të jenë afër saj.

Por ishte njëri, shumë më fatlum se të tjerët, i cili pati fatin ta ketë Adelinën jo afër, por ngjitur fare! Dhe kush ishte ky? Seldi, mo Seldi! Nuk e dimë se sa kohë kanë që njihen, dimë që në këtë festival i bashkonte kompozitori i përbashkët, por marrëdhënia mes tyre me sa duket qenka shumë më e afërt nga sa mund të mendohej.

Në paskuinta, Seldi as që donte t’ia dinte se nuk kishte arritur të shkonte në finale, paçka se e synonte. Aty ishte Adelina dhe ai mund ta puthte e ta prekte si t’i donte qejfi! Ky po që është fat!

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close