Interesante

Selman Kadria – Shqiptari që vrau vojvodën serb, dhe u tradhëtua!

Selman Kadria
Selman Kadri Hasanaj, i njohur si Selman Kadria (1906 – qershor 1938) ishte heroi shqiptar i cili në vitin 1938 në fshatin Cerrcë të Istogut vrau serbin Miliç Kerstiç ndryshe Miliç Kersta i cili atë kohë kishte qenë kryetari i çenikëve serb të Istogut apo ‘’’Vojvoda i Istogut’’’ si dhe komandat i xhandarmërisë serbe në rrethinën e Istogut.

Ishte përgjegjës për disa masakra të tmerrshme kundër popullit shqiptar në Istog. Pasi kryen vrasjen e kryeçetnikut Miliç Krestiç, Selmani tenton të arratiset në Shqipëri por nuk ja del pasi serbët kishin bllokuar kufrin, ai tenton të lidhet me grupin e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës por edhe kjo dështon pasi grupi kishte shkuar në Drenicë.

Më vonë Selmani shkon te daja i babës të cilit i kishte kërkuar ndihmë, daja i babës e maskoi Selmanin si grua për ta quar në Shqipëri, por ai e tradhëtoi. Daja i babës e godet Selmanin me sopatë, ku pëson plagë të rënda, ai e dorëzon të gjallë tek xhandarmëria serbe por Selmani vdes si pasojë e plagëve të shkatuara nga goditja me sëpatë.

Biografia

Selman Kadri Hasanaj ka lindur në vitin 1906 në fshatin Cerrcë,Istog Babai i tij ishte Kadri Feriz Hasanj dhe Nëna e tij ishte Fatime Hasanaj, Selmani ishte një fshatar i varfër i cili kishte punuar me ndershmeri dhe si i ri ishte dalluar si rapsod dhe kishte pasur shoqëri me Brahim dhe Ali Kabashin te cilët ishin rapsod të njohur në anën e Istogut/

Ne jetën e tij Selmani ishte takur me shumë Patriot dhe me grupin e kaçkevete te Istogut siç ishin Avdyl Mavraj, Smajl Bicaj, Idriz Fazliu, Tafë Maxharri, Ali Brahimi, Brahim Uka etj…

Selman Kadria kishte lidhje me Vojvoden e Istogut Miliç Krstiç i cili e merrte me vete Selmanin për ti ndihmuar ne punë, Por Selmani ishte ndikuar nga Lëvizja Çlirimtare e Kaçkeve të Kosovës dhe kishte vendosur ta vras Kryeçetnikun Serb Miliç Krstiç.

Si e vrau Miliç Krstiç-in

Në pranverën e vitit 1938 Vojvoda Serb Miliç Krstiç e morri Selmanin për të peshkuar në lumin e fshatit Cerrcë Serbi kishte besim te madhë tek Selmani të cilit ja kishte besuar edhe pushkën pasi Serbi ja kishte besuar pushkën Selmanit i cili i a drejtoj pushkën vovojdës serb i cili ju lute per mëshirë por Selmani kishte vendosur ta vrasi dhe e qëlloi tre herë Vojvodën Serb Miliç Krstiç i cili kishte vrarë e masakruar qindra Shqiptar me çetnikët e tij dhe mepas Selmani ike nga vendi ku e vrau vojvoden serb

Shumë familje Shqiptare kishin vuajtur nga Vojvoda Serb i Istogut i cili me xhandarmerine e tij kishte lënë shume Nëna pa djem, kishte djegur shumë shtëpi të Shqiptarëve dhe e kishte grabitur popullin Shqiptar.

Vdekja

Pas kësaj vrasje, fitet se Ahmet Zogu, duke pasë parasysh mizoritë e Kërrstës kundër shqiptarëve, kishte ofruar të holla për atë që e shpëton dhe e dërgon në Tiranë Selman Kadrinë. Por, këtu ndodh edhe një akt tjetër makabër: Kadria tradhtohet nga daja i babës, Ramë Vuthaj, që po ashtu e godet Selman Kadrinë pas shpine me sëpatë, ndërsa sinjalizon xhandarët serbë që ta marrin. Nën torturat më barbare të kolonëve serbë, Selman Kadria vdes në oborrin e kishës ortodokse në Istog, në qershor të vitit 1938 Selman Kadria prehet i qete ne varrezat e fshatit Cerrce te Istogut.

Këngët qe ju kushtuan veprës së Selman Kadirse

Kenga e Selman Kadris është keng historike, ku tregohet ngjarja se si e vrau Selmani Miliqken si shkon kerkon ndime pastaj tregohet se si Daja i tij tradhëton Selmanin si i ngre kurthin per te fituar para etj, dhe tregon si vdek ai ne burg, dhe si Babai i Selmanit vret Dajen e Selmanit. Kjo keng kendohet dhe sot percillet me Qifteli , Sharki.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ja vlen te lexoni
Close
Back to top button