KosovaLajmePolitika

Serbia falenderon vendet islamike për mosnjohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkic, gjatë qëndrimit në Iran, ka falënderuar shumicën e shteteve anëtare të të ashtuquajturës Lëvizje e të painkuadruarve që nuk e njohin Kosovën, dhe siç ka thënë ai, sidomos shtetet islamike dhe arabe anëtare të kësaj lëvizjeje.

Mrkic ka apeluar te këto shtete që të përmbahen nga njohja e pavarësisë së Kosovës para arritjes së marrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Ai ka përsëritur atë që, siç ka thënë ai, tashmë edhe zogjtë e dinë: “se Serbia kurrë, në çfarëdo rrethanash, nuk do ta njohë pavarësinë, të cilën njëanshëm e kanë shpallur autoritetet e pakicës shqiptare në Kosovë”.

Mrkic ka thënë se Serbia i qëndron besnike përcaktimit për arritjen e zgjidhjes së pranueshme nga të dy palët për Kosovën.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button