Shendetesi

Ushqime për flokë të shëndetshëm

Sipas ekspertëve të flokut e të ushqimit, një dietë e ekuilibruar e pasur me proteina dhe hekur që stimulojnë rritjen e flokëve, mund të sjellë një ndryshim të konsiderueshëm.

Për flokë të shëndetshëm, nuk ka rëndësi vetëm ajo që vendoset mbi flokë. Po aq rëndësi ka ajo çfarë hyn në trup. Nëse ushqeheni shëndetshëm, qelizat do të jenë më të forta e më të shëndetshme në të gjithë trupin – brenda dhe jashtë tij.

Edhe pse mund të gjeni produkte kozmetike ngado nëpër raftet e shumë dyqaneve, përpiquni sa më shumë që të jetë e mundur, prej ushqimeve që konsumoni çdo ditë të merrni lëndët ushqyese për të cilat keni nevojë.

1. Salmoni është i pasur me acid yndyror omega-3, vitaminë B12 dhe hekur. Midhjet, të njohura për efektin e tyre afrodiziak, janë burim zinku. Por edhe mishi i viçit dhe i qengjit është i pasur me zink.

2. Perimet e gjelbra, si spinaq i apo brokoli janë burim i shkëlqyer vitamine A dhe C, hekuri dhe kalciumi. Për vitaminën A janë karotat një minierë e vërtetë.

3. Bishtajoret si thjerrëzat, fasulet janë të pasura me proteina, hekur, zink dhe biotin.

4. Frutat e thata, si arrat apo bajamet, janë një nga burimet më natyrale të selenit, acidit alpha-linolenik, acidit yndyror omega-3 dhe të zinkut.

5. Mishi i pulës është i pasur me proteina dhe hekur.

6. Vezët janë burimi më i mirë i proteinave.

7. Drithërat janë të pasura me zink, hekur dhe vitaminë B.

8. Qumështi i skremuar dhe kosi janë të pasur me kalcium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button