KosovaLajmePolitika

Shënohet 133-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot shënohet 133-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila është e mbajtur në Prizren më 1878 dhe është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Për nder të kësaj date, do të ketë aktivitete të ndryshme në Prizren, por asnjë nga to nuk është organizuar nga institucionet e vendit.
Për nder të kësaj dite do të ketë organizime të ndryshme në Prizren, siç njihet ndryshe edhe kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve, të organizuara nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare dhe Aleanca Kuq e Zi.
133 vjetori e gjënë Komunën e Prizrenit pa logon të cilën e ka “suspenduar” Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pasi ajo mbante shtëpinë e Lidhjes, dhe sipas Gjykatë, fyente banorët joshqiptar të kësaj komune.
Kuvendi i Përgjegjshëm u mbajt më 10 qershor në Prizren, e që morën pjesë 300 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga shoqëritë shqiptare. Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë në Kuvend janë: Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator të Kuvendit), Abdyl Frashëri, Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Abdullah pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, etj.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close