LajmeMaqedoniaPolitika

Fitorja është përgjegjsie e madhe për BDI-në

“Fitorja e BDI-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e ka vendosur këtë subjekt përpara një përgjegjsie shumë të madhe, sepse ky mandat është një mandat serioz ku pritet të mbyllen shumë çështje të rëndësishme, siç është kontesti për emrin me Greqinë.

Kjo pengesë duhet të tejkalohet sepse një zgjidhje kompromisi me fqiun tonë jugor, do të hapë rugën e integrimit në NATO dhe BE”.

Kështu deklaroi kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në Zajaz me rastin e shënimit të një përvejtori të kësaj komune.

Sipas tij, ky është një mandat që vjen si fitore për të ardhmen e vendit , për sigurinë dhe paqen rajonale  të cilat do të na sjellin investime dhe prosperitet ekonomik.

“Do të përpiqemi që të mbështesim vullnetin e shumicës shqiptare. Na presin sfida të mëdha, por strukturat tona do të dijnë të menaxhojnë me proceset nëpër të cilat duhet të kalojë vendi”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close