KosovaLajmeMaqedonia

Shkëmbimi i mallrave Kosovë-Maqedoni rritet për 70%

Shkëmbimi i mallrave mes Kosovës dhe Maqedonisë në gjashtë muajt e parë të vitit 2010 ka shënuar rritje të dukshme në krahasim me vitin e kaluar, deklaruan në Shkup kryetarët e odave ekonomike Safet Gërxhaliu dhe Branko Azeski. Ata vlerësuan se ekziston hapësirë për rritje edhe më të madhe të bashkëpunimit. “Shkëmbimi i mallrave në gjashtë muajt e parë të këtij viti është rritur për 73.3 për qind në krahasim vitin 2009. Në lëminë e infrastrukturës nevojitet përmirësim I kushteve të punës në vendkalimin kufitar Jazhincë që të shfrytëzohet autostrada e re dhe përmes Kukësit të dilet në Mal të Zi dhe Shqipëri. Po ashtu nevojitet ndërtimi i autostradës mes Prishtinës dhe Shkupit dhe modernizim i transportit hekurudhor”, deklaroi Azeski. Kryetari I Odës ekonomike kosovare Safet Gërxhaliu ka kërkuar që Maqedonia të kyçet në projekte të përbashkëta me Kosovën dhe Shqipërinë. “Kërkova që në një të ardhme të afërt Maqedonia të kyçet në auto-rrugën Prishtinë-Morinë-Durrës kështu që kompanitë maqedonase të kenë dalje në Jon dhe Adriatik. Po ashtu duhet të modernizohet hekurudha që lidh Shkupin me Prishtinën dhe të realizohet marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive për pengimin e taksimit te dyfishtë”, theksoi Gërxhaliu.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close