ArsimiLajmeMaqedonia

Shkollat maqedonase ndërtohen, të shqiptarëve presin

Shkolla Fillore “Vera Jociq” e cila u dogj në muajin shtator të vitit të kaluar, tani më u rindërtua, kurse Shkolla Fillore “Bajram Shabani” në Sfillare, e cila u dogj një vit më parë ende është në fazën e sanimit.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), thonë se dëmet në shkollën maqedonase ishin më të vogla dhe nuk kishte nevojë që të investohet në inventar. “Sanimi i shkollës ‘Vera Jociq’ u bë më herët sepse dëmet ishin me të vogla, kurse në Sfillare duhet të sanohet i tërë objekti edhe prej brenda edhe prej jashtë”, tha Goran Galevski zëdhënës i MASH-it. Ai shtoi se gjithashtu tenderi i gabuar i shkollës së Sfillares ndikoi në zvarritjen e sanimit. “Gjithashtu tenderi i cili u anulua ndikoi në vonesën e punimeve në shkollën e Sfillarës, por pasi që po punohet shpresojmë që së shpejti do të rregullohet edhe objekti dhe nxënësit do të mund të ndjekin mësimin në objektin e tyre shkollor”, theksoi Galevski. Ndërkaq përgjegjësi i kësaj shkolle Bedri Tahiri thotë se nuk dihet se kur do të përfundojë i tërë objekti sepse deri më tani është rregulluar deri diku vetëm kati i dytë. “Është bërë sanimi i çatisë dhe kati i dytë është duke u riparuar por ka ende punë”, theksoi Tahiri. Mos ndërtimi i shpejtë i kësaj shkolle amortizoi edhe katin e parë, ndërda si pasojë e lagështisë, është shkatërruar inventari, janë dëmtuar dyert dhe dritaret dhe tani duhet të rregullohet edhe ai. “Po të ishte rindërtuar objekti me kohë nuk do të kishte nevojë që të rregullohet edhe kati i parë. Por si pasojë e zvarritjes së punimeve, lagështia ka dëmtuar shumë katin e parë dhe tani duhet të rregullohen muret, duhet siguruar dritare, dyer dhe inventar për këto pesë klasa”, tha Tahiri. Ndërkaq rreth 500 nxënës të Shkollës Fillore Periferike “Bajram Shabani” në Sfillare, e cila u dogj në shkurt të vitit të kaluar, janë duke ndjekur mësimin në Shkollën Fillore Qendrore në Kondovë, të cilët ankohen për orar të stërngarkuar por presin rindërtimin e shkollës së tyre dhe më në fund të zgjidhet ky problem.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close