LifeStyle

Shmangni erën e pakëndshme në gojë

eraEra e pakëndshme e gojës është një problem jo i vogël. Të gjithë mundohen ta shmangin, por cila është mënyra më e mirë dhe më e dobiprurëse kundër erës jo të mirë të gojës. Ekspertët kanë dhënë disa zgjidhje të shpejta dhe të duhura.

1. Mente: Përtypni ngadalë gjethet e mentës. Gjethet e saj mund t’i shtoni edhe nëpër sallata. Përsëriteni këtë veprim disa herë në ditë.
2. Uthulla e mollës: Thartira e uthullës i neutralizon erërat e pakëndshme në zgavrën e gojës. Para çdo ushqimi pini një lugë uthull molle, mund të shtoni edhe pak ujë.
3. Sherbela: Kjo bimë përmban vajra eterikë me veprim antibakterial që i shkatërron burimet e erës së keqe të gojës. Mund të përtypni gjethe të thata apo ta shpërlani gojën me çaj nga sherbela.
4. Uji: Zgjidhja më e lehtë kundër erës së keqe është uji, i pastron bakteret në gojë. Nëse goja është e njomë, mundësia për erë të keqe është shumë e vogël, shpjegojnë stomatologët.

Këto janë disa nga mënyrat e duhura për t’i thënë jo erës së keqe në gojë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button