LajmeShqiperia

Shqipëria edhe me një tunel

U shpall të hënën në Tiranë tenderi për ndërtimin e tunelit Tiranë-Elbasan, bëri të ditur të hënën kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, duke theksuar se ky tunel do të ketë vlerë të jashtëzakonshme për korridorin 8 dhe boshtin e jugut. Tuneli Tiranë-Elbasan do të jetë i parametrave me të mira evropiane siç e kërkojnë standardet evropiane, dhe do të shkurtojë në mënyrë thelbësore jo vetëm distancën midis Tiranës dhe Elbasanit duke i bërë dy qytete të lidhura me njeri tjetrin, por do të shkurtojë edhe distancën për të ardhur në Tiranë nga të gjitha rrethet e jugut dhe juglindjes pas plotësimit te boshtit te jugut. Berisha tha se ky tunel, pas atij të Kalimashit është më i rëndësishëm deri tani dhe pasi të kompletohet korridori i 8, merr rëndësi të madhe edhe për trafikun rajonal. Tuneli do të ndërtohet brenda 18 muajve nga data e nënshkrimit të kontratës. Kusht për ta fituar kontratën është që tuneli të përfundojë për 18 muaj. “Ëndërr shekullore e shndërruar ne realitet”, e cilësoi kryeministri i Shqipërisë duke theksuar se tuneli i ri do të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës dhe mundësisht brenda vitit 2012 në mënyrë që askush të mos arrijë t’i japë konotacion elektoral. Kryeministri tha gjithashtu se projekti është bërë me financim të Komisionit Evropian dhe Qeveria në kuadrin e përparësive e veçoi këtë si përparësinë më absolute.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close