LajmeMaqedoniaPolitika

Demokracia e Re paralajmëron protesta para Parlamentit

Partia Demokracia e Re pas braktisjes së komisionit parlamentar për sistemin politik, paralajmëroi se së shpejti do të organizohen protesta para Parlamentit të Maqedonisë. Këtë vendimin e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Sulejman Rushiti, pas replikave të njëpasnjëshme me deputetët e VMRO-së dhe BDI-së. Pas kësaj, deputeti i BDI-së, Rafis Haliti,  ka kërkuar ndërprerje të seancës, me arsyetimin se deputetët e partisë së tij kanë aktivitete të tjera. Amendamenti  i Demokracisë së Re (DR), që ka të bëjë me periudhën e mbajtjes së regjistrimit dhe kohëzgjatjen e tij, është refuzuar nga ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski. “Në këtë periudhë, shumica e mërgimtarëve janë jashtë vendit, ndërsa 1/3 e shtëpive shqiptare janë të mbyllura. Atëherë, çfarë do të bëjmë me të gjithë ata qytetarë që nuk janë në shtëpi në muajin prill?! Propozojmë që regjistrimi të jetë në muajin korrik dhe të zgjasë një muaj, nga 1 korriku deri më 31 korrik”, tha deputetja Flora Kadriu. Ligji për regjistrimin e popullsisë ka përplasur partitë e opozitës dhe të shumicës parlamentare në Komisionin parlamentar për sistem politik, ku po diskutohet dhe votohet për amendamentet e propozuara. Për ndryshimin e këtij ligji, amendamente kanë parashtruar edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), si dhe Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM), ku gjithsej bëhen 72 amendamente prej të cilave komisioni amë ka shqyrtuar vetëm dy amendamente, ndërsa është pranuar vetëm një, i propozuar nga VMRO-DPMNE.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close