BotaKronika e ZezeLajmeMaqedoniaShqiperia

Shqiptari nga Maqedonia vret studentin nga Shqipëria në Itali

rissa2Një i ri shqiptar, student në Itali, humbi jetën si pasojë e goditjeve fatale në kokë që mori në Firence të Italisë, kurse shtetasi nga Maqedonia i dyshuar për krimin është arrestuar sot nga policia lokale, raportojnë mediat shqiptare.

Mediat lokale publikuan këto foto që shihni përbri këtij lajmi, të Shahin Tushës dhe nga vendi i ngjarjes , makina ku mbeti i vrarë emigranti shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur më 13 dhjetorin e kaluar pas një konflikti në “Mix bar”, një lokal në Seste Fiorentino, lokalitet i Firences, raportojnë mediat në Tiranë duke cituar prokurorin që mori në dorëzim çështjen, Massimo Lastrucci.

Në konflikt kishin marrë pjesë të paktën 15 djem dhe vajza, kryesisht shqiptar. “Shahini bashkë me katër shqiptarë të tjerë si dhe dy shtetas marokenë, u përplasën me një grup prej dhjetë vetësh mes të cilëve gjendej dhe i dyshuari 29 vjeçar Seit Kasemi nga Maqedonia”, – tha prokurori Lastrucci. “I gjithë konflikti erdhi për një vajzë”, – shtoi ai, duke theksuar se pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit qartësuan detajet e hetimit.

Sherri ka vazhduar jashtë lokalit, tek makina ku po hipte i riu Shahin Tusha me shokët e tij. Shtetasi nga Maqedonia e ka goditur në kokë me grushte, shkelma dhe sende të forta duke i marrë jetën.

“Shahin Tusha, emigrant 21 vjeçar, student nga Shqipëria, është qëlluar për vdekje nga Seit Kasemi, shtetas i Maqedonisë”, – tha prokurori italian. Policia tha paraprakisht se edhe i riu maqedonas ishte shqiptar i vendit fqinjë me Shqipërinë. Ai u identifikua si autor i krimit, nga një tatuazh i stërmadh që e kishin fiksuar dëshmitarët pranë vendngjarjes.

Kurse duke zbardhur të tjera detaje nga hetimi i ngjarjes së ndodhur 13 dhjetorin që shkoi, saktësoi se maqedonasi e kishte dhunuar fizikisht studentin shqiptar.

Studenti Shahin Tusha përfundoi në spital me plagë që i morën jetën fatalisht.

tusha1

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close