LifeStyle

Si të gjeni partner në internet

Në kohën moderne gjithnjë e më shumë njerëz orientohen në kërkimin e partnerit në internet. Shumë ‘beqarë’ i qasen internetit për ta kërkuar shpirtin e tyre binjak, mirëpo planet e tyre shpesh bien në ujë si pasojë e mesazheve të klisheizuara, emrave provokues dhe profileve që nuk bëjnë përshtypje ose japin mesazh të gabuar.

Si të jeni origjinal dhe të gjeni personin e duhur në internet, përgjigjet Cheryl Ashbrook, këshilluese amerikane për bashkimin e çifteve online, e cila shumë njerëzve u nga ndihmuar në gjetjen e partnerëve.

1. Zgjidhni emrin i cili më së miri i përshtatet karakterit tuaj dhe kujdes që nofka juaj të mos jetë vulgare dhe provokuese, sepse kjo zakonisht përcjell mesazh të gabuar.

2. Përmendni interesat tuaja dhe hobit, sepse në këtë mënyrë do të bëheni më interesant për gjininë e kundërt, kështu do të gjeni personin që mendon si ju dhe kënaqet me të njëjtat gjëra.

3. Shmangni klishetë dhe fjalitë si “më pëlqen të shëtis nëpër plazh” derisa juve në fakt ju pëlqen të shtriheni para televizorit. Sinqeriteti ka rëndësinë e vet edhe gjatë komunikimit online.

4. Vendosni medoemos disa fotografi tuajat nga momentet e përditshme jetësore, sepse është dëshmuar që në këtë mënyrë më lehtë vendosen kontaktet.

5. Mos u hapni shumë dhe lini disa gjëra për ditën kur të takoheni sy më sy, sepse në këtë mënyrë takimi i parë do të jetë shumë interesant dhe do të leni përshtypje të mirë.

6. Duhet të keni qasje pozitive. Profili juaj duhet të jetë gazmor, sepse në këtë mënyrë u tregoni të tjerëve se jeni të hapur dhe të disponuar për bisedë. Nëse vazhdimisht ankoheni, vështirë se do të gjeni dikë në internet.

7. Sensi për humor është po ashtu shumë i rëndësishëm. Fjala shkruar është armë e fuqishme dhe nëse mban një dozë humori, shumicës së bashkëfolësve do t’u pëlqejë që ta vazhdojnë bisedën sa më gjatë me ju.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button