LifeStyle

Si të shpëtoni nga era e pakëndshme e trupit

eraNëse jeni të shqetësuar nga djersitja e tepruar dhe era e trupit, këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë.

Ka njerëz të cilët djersen tepër, dhe për ta kjo paraqet një problem. Djersitja e tepërt quhet hiperhidrosis, dhe kjo mund të jetë gjithashtu e trashëgueshme. Shkaku është pabarazitë hormonale, eksitimi emocional, ushqimet pikante, stërvitjet, dhe stresi. Situatat e pakëndshme do t’i përballoni më lehtë në qoftë se ju do të ndiqni disa këshilla.

Toksinat largohen nga uji
Uji jo vetëm që pastron trupin tuaj, por pengon erën në sqetull. Së paku dy dushe në ditë do të ndihmojnë njerëzit të cilët djersen tepër për..

Vishni rroba pambuku
Veshja me rroba pambuku ndihmon lëkurën tuaj për të marrë “frymë” dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë djersë të tepruar. Shmangni pëlhurat që krijojnë acarim të lëkurës dhe të ngrohjes, duke rezultuar në djersitje e tepruar.

Përdorni limon
Limoni ndihmon në zvogëlimin dhe parandalimin e djersës, sidomos në sqetull. Ju mund ta vini një gjysmë limoni nën sqetull. Nëse ju përjetoni një acarim të butë, mos u shqetësoni, por në qoftë se ka një skuqje të lëkurës, duhet shmangur limonin.

Deodorantët dhe shkopinjtë kundër djersës
Deodoranti dhe shkopinjtë kundër djersës janë efektive në parandalimin e shfaqjes së erës së pakëndshme. Por ata nuk veprojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë personat, dhe jo gjithherë është zgjidhja më e mirë. Ata mbyllin poret dhe parandalojnë akumulimin e djersës në sipërfaqe të lëkurës. Edhe pse këto veprojnë shumë shpejt, kimikatet në to të shkaktojnë efekte anësore të tilla si irritim dhe njollë e lëkurës.

Hani shëndetshëm dhe humbni peshë
Ngrënia e ushqimit të shëndetshëm dhe humbje peshe do të ndihmojnë për të luftuar djersitjen e tepruar. Nëse pesha juaj është normale, në dietën tuaj përfshini më shumë fibra dhe shmangni erëzat. Kjo do të shpëtoj trupin tuaj nga toksinat.

Uthulla
Ndoshta kjo është një surprizë për ju, por me të vërtetë uthulla ndihmon njerëzit të cilët djersën tepër. Është e nevojshme në mbrëmje para gjumit ta bëni lëkurën me uthull dhe ta lini të thahet. Në mëngjes, sigurohuni që të bëni një dush.

Vizitoni mjekun
Vizitat mjekësore dhe testet janë mënyra e saktë për të zbuluar shkakun e saktë të djersitjes së tepruar.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close