VIP

Simone pëlqen Agnesën

Valltari profesionist Simone, i cili ka për partner modelen kosovare Agnesa Vuthaj, thotë se ai ka vetëm mendime pozitive për Agnesën.

Dyshja duken shumë të afërt gjatë provave për shoun “Dancing with the Stars” duke nxitur spekulimet se mes tyre ka më shumë se sa vetëm një partneritet në vallëzim. Duke mos pohuar ose mohuar diçka të tillë, Simone ka thënë vetëm se atij i pëlqen Agnesa.

“A më pëlqen Agnesa? Agnesa është me të vërtetë një vajzë e bukur dhe do të ishte qesharake për të thënë jo, më duhet të them se unë nuk mund të ankohem në këtë program, kanë dhënë për mua shumë. Faleminderit shumë”, ka thënë Simone gjatë një interviste për Panorama Plus.

Simone po ashtu ka thënë se ‘Agnesa është duke bërë përparim të madh dita-ditës’ sa i takon aftësive të vallëzimit dhe se shpreson të arrijnë qëllimin duke fituar shoun.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button