s Siria mund të bëhet një tjetër Kosovë!? | www.Zemra.Org

Siria mund të bëhet një tjetër Kosovë!?

Britania druhet se Siria mund të bëhet një tjetër Kosove, shkruan Gazeta e njohur britanike “London Evening Stanard”, në një shkrim mbi situatën në Siri dhe përpjekjet e perëndimit për t’i dhënë fund krizës atje.

Shkrimi me titullin, “Kryeministri frikësohet se Siria mund të behet një tjetër Kosovë”, shqyrton gjerësisht dhe me detaje zhvillimet më të fundit në Siri, dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të miratuar një rezolutë në KS të OKB-së, që dështoi për shkak të vetos së Rusisë dhe Kinës.

Ne shkrim përmendet Kosova dhe ndërhyrja e NATO-s në Serbi, që i dha fund fushatës së përgjakshme kundër shqiptarëve të Kosovës.

Sipas gazetës, kryeministri britanik, David Cameron, është shprehur kështu duke iu referuar deklaratës së Sekretares amerikane te Shtetit, Hillary Clinton, se duhen dyfishuar përpjekjet “jashtë Kombeve të Bashkuara, për të mbështetur popullin sirian”, duke nënkuptuar se mund të ndodhë rasti i ndërhyrjes “ushtarake edhe pa aprovimin e KS-së”.

“Mos të harrojmë se ishte pikërisht burri i znj. Clinton ai që mori një vendim për të vepruar në Kosovë pa një autorizim të drejtpërdrejtë nga OKB”, tha ai.

Kryeministri britanik citohet të ketë thënë se është i shqetësuar rreth mungesës së unitetit në OKB, për rastin e Sirisë. Sipas gazetës, kjo deklaratë tregon edhe faktin se kryeministri konservator i Britanisë nuk mbështet politikat e qeverisë së mëparshme laburiste, duke mos aprovuar edhe mënyrën sesi NATO dhe partnerët e tjerë ndërhynë në Kosovë më 1999.

Britania atë kohë udhëhiqej nga Tony Blair, i cili mbështeti SHBA-të për një ndërhyrje ushtarake kundër forcave ushtarake dhe policore të Serbisë, në ndihmë të Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës, Këshilli i Sigurimit ka folur edhe për Homs, qytetin bastion të kryengritësve, ku po zhvillohen luftimet me të përgjakshme e “që rrezikon të bëhet një gjysmë-Sarajevë”.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.