LajmeMaqedonia

Situatë e tensionuar në Forinë të Gostivarit (FOTO)

forineSonte pas orës 22 në Forinë ka mbizotruar gjendje e tensionuar. Intervenimi i inspektorëve për mbyllje të bastoreve pa leje me çrast policët që i kanë përcjell inspketorët kanë nxjerë edhe armët dhe i kan kërcënuar të pranishmit ka ngjallur reagimin e popullatës së fshatit, informojnë burime të zemra.org nga fshati Forinë.

Sipas të njëjtave burime, për zgjidhje të situatës ka intervenuar edhe ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi i cili i ka larguar policët nga bastoret mirëpo jashtë i kanë pritur banorët lokal.

Pas kësaj në fshat kanë ardhur përforcime nga njësitë speciale mbi 10 vetura karabinier me nga 5 policë special.
Me kalimin e kohës numri i popullatës është rritur në rreth 300 dhe ky reagim i banorëve të Forinës ka ndikuar që policia për momentin të largohet nga fshati.

Show More

Related Articles

Back to top button