Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Vrasje në Hasanbeg të Shkupit. Dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e Xhelal Ajetit – Xhelo?

Një person, idenditeti i të cilit deri më tani është i panjohur është vrarë në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Sipas informatave paraprake vrasja ka ndodhur rreth orës 22.30, kur në rrugën “Alija Avdovic”, dy persona kan shtën me armë drejt një personi i cili në ato momente ka qenë në veturë të tipit ‘Mercedes’.

Policia për momentin është duke i kryer hetimet e nevojshme. Dëshmitarët okularë thonë se janë dëgjuar krisma të mëdha të kallashnikovit dhe se në lagjen Hasanbeg vazhdojnë të jenë të pranishme forca të shumta policore, të cilët kanë bllokuar hyrje-daljet e lagjes.

Sipas burimeve të policisë, nuk përjashtohet mundësia që vrasja në lagjen Hasanbeg, të jetë vazhdimësi, gjegjësisht hakmarrje për vrasjen e kryer para tre muajve, kur në afërsi të vendgjarjes ku sonte ndodhi vrasja, u qëlluar për vdekje Xhelal Ajeti – Xhelo, transmetojnë mediat.

[portfolio_slideshow id=18551]

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button