BotaLajme

Spiunia, drejtuese në partinë e Putin-it

Spiunia ruse e demaskuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anna Chapman u emërua si një drejtuese e lartë e forumeve rinore të partisë në pushtet në Rusi, mediat informuan gjatë ditës së sotme.

Chapman, e zgjedhur fituese gjatë konferencës së Partisë Rusia e Bashkuar, në Moskë, fitoi famë ndërkombëtare kur u përfshi në një skandal spiunazhi disa muaj më parë.

Ajo ishte midis dhjetë studentëve rusë pjestarë të FSB-së (pasardhësja e KGB-së), të zbuluar në SHBA. Ata u shkëmbyen pak kohë pas arrestimit të tyre me katër agjentë amerikanë.

”Duhet të transformojmë të ardhmen, duke nisur që nga vetvetja”, deklaroi Chapman. “Nëse secili prej nesh do të ishte energjik dhe optimist, atëherë jam e sigurt që do të bënim gjëra të mëdha”.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close