VIP

Sylvester Stallone shkruan skenarin e “Rambo V”

Legjenda e aksionit, Sylvester Stallone, ka vendosur që Rambos t’ia japë fundin që e meriton. Ai është duke shkruar skenarin për vazhdimin e pestë të këtij filmi.

Në vitin 2008, Stallone luajti në vazhdimin e katërt të “Rambo”, mirëpo tash i ka thënë MTV-së se është duke e përgatitur edhe pjesën e fundit të filmit.

“Për Rambon mund të tregohen edhe shumë gjëra. Ai më në fund do ta kuptojë se cili është fati i tij i vërtetë”.

“Ai nuk do të bëhet fermer, por do të shkojë në mënyrë heroike dhe me nam. Kjo është ajo që ai është. Unë tash po punoj në skenarin, i cili do t’ia mundësojë këtë”, ka deklaruar Stallone.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button