LajmeMaqedonia

Shtëpia e Sulë Hotlit do të bëhet muze

Shtëpia e Sulë Hotlit, njërës prij figurave më emblematike të Karadakut do të bëhet muze. Iniciativa vjen nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, dega e Kumanovës. Qëllimi është që të mbrohet trashëgimia kulturore historike e shqiptarëve dhe tu lihet brezave të ardhshëm, jo vetëm historia e shkruar, por edhe provat materiale. Kryetari i degës, Hulusi Saliu thotë se për kthimin e shtëpisë së Sulë Hotlit në muze kanë edhe pëlqimin e kryetarit të Komunës ë Likovës. “Së shpejti do të dërgojmë kërkesën që shtëpia e veprimtarit të shquar të Karadakut, Sulë Hotli të bëhet monument kulture dhe të mbrohet nga shteti, e më pas të kthehet në muze. Për këtë iniciativë kemi edhe pëlqimin e kryetarit të Komunës së Likovës”, thotë Saliu. Historiani thotë se figura e Sulë Hotlit patjetër duhet të rikthehet në pozicionet që i meriton, ai është pjesa me e lavdishme e kombit për këtë rajon. Sulë Hotli i përkiste forcave vullnetare që luftuan për mbrojtjen e vatrave të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj. Shtëpia e tij gjendet në fshatin Hotël, të Komunës së Likovës.
Ndërkaq, Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM) do të kërkojë që në çdo qytet, si, Shkup, Kumanovë, Manastir, Ktrushevë, Tetovë, Gostivar, Strugë, Ohër e Dibër, shtëpitë e figurave të çmuara të kombit dhe ngjarjet që kanë ndodhur në ato shtëpi të hynë në mbrojtjen e monumenteve të kulturës. “Kështu do ta ringjallim edhe të kaluarën tonë materiale. Ajo është pjesë e historisë sonë”, thotë kryetari i SHHSHM-së, Skënder Hasani. Ai sqaron se hapi i parë ishte me Shtëpinë e Jashar Beut, e cila së pari u bë monument historik i mbrojtur nga shteti dhe pastaj u shndërrua në Muze. “Ky model duhet të ndiqet edhe në vendet e tjera”, thotë Hasani. Në plot qytete të Maqedonisë ka plot shtëpi të figurave të njohura të historisë së popullit shqiptarë, të cilat janë lënë në mëshirë të fatit. Ndërkaq, shtëpitë e heronjve dhe figurave maqedonase ka vite që i mbron shteti.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button