LajmeMaqedonia

Ky është trimi me motoçikletë që i bëri “Komitat” maqedonas t’ia mbathin me të katra

Adnan Abdullahu është trimi me motoçikletë që i bëri "Komitat" maqedonas t'ia mbathin me të katra

Videoja më virale dy ditët e fundit, ku dasmorët shqiptarë me shumë trimëri iu vunë në ballë provokimit të huliganëve maqedonas, në Shkup, zbuloi një protagonist me motoçikletë.

Në pamjet e ngjarjes, kur ai i pari iu afrua turmës maqedonase që kërkonte shqiptarin e vdekur, protagonisti shihej nga mbrapa me motoçikletën e tij dhe flamurin kuq e zi.

I njëjti sot ka dalur me një video në rrjete sociale me mesazh domethënës, kundër gjuhës së urrejtjes.

Trimi, motoçiklisti me flamurin kuq e zi, nëpërmes prezantimit të tij porositë për mosshpërndarjen e gjuhës së urrejtjes. Heroi i ngjarjes është Adnan Abdullahu nga Shkupi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button