BotaLajme

Çifti Kroat shet fëmijën për 164 mijë franga!

Një çift Kroat nga Vishkova që gjendet afër qytetit të Rijekës ka nxjerrë në shpallje shitjen e vajzës së tyre 22 muajshe, nga shkaku i problemeve financiare rreth pagesës së një kredie të tërhequr me franga zvicerane.

Vajza që shitet quhet Franka e lindur 10/2009, thuhet në shpallje se është e dashur, e mençur dhe talente, shoqëruese dhe ndonjëherë fëmijë problematik, që ka preferenca ushqimet dhe gjumin.

Rritja e vlerës së valutës zvicerane ka bërë që kjo familje të mos mund të përballojë dhe të paguajë këstet e kredisë që kishin marrë disa vite më parë për shtëpinë e tyre.

Në shpalljen e publikuar nënvizohet se vlera e shitjes së fëmijës është 164 mijë franga zvicerane, por ky çmim thuhet se nuk është fiks dhe se mund të ndryshojë. Përparësi i jepet të interesuarve nga Gjermania, vendet skandinave, Australia, Kanada, etj.

Një numër i madh i qytetarëve kroat po përballen me probleme financiare, për shkak të kredive të tërhequra me valutën zvicerane, tani kur kjo valutë, po shënon trendet e rritjes duke arritur që të sfidojë edhe valutën evropiane Euro.

Çifti nga Rijeka bën të ditur se ka edhe një vajzë tjetër të moshës 4 vjeçare, për të cilën thuhet se ndoshta do ti sigurohet një jetë normale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button