VIP

Adelina Tahiri eshte gati për lidhje të re

Ajo është një këngëtare sharmante dhe pasionante, që ka për qëllim pushtimin e zemrave artdashëse. Dhe duket se këtë po e arrin me elegancë dhe pak provokime të ëmbla! Këmbëngulëse, luftarake, e zgjuar dhe ëndërrimtare, Adelina Tahiri është 19 vjeç por po ngjit e sigurt shkallët e karrierës muzikore! Ne biseduam me të për jetën e saj artistike dhe private.

Mendoni se ky është shekulli i njerëzve të bukur, ty personalisht të janë hapur shumë dyer falë bukurisë?
Po, por mendoj që janë hapur dyert për kualitet të këngëve, e jo për bukuri. E bukura është kalimtare, arti është afatgjatë.
I ke thënë vetes ndonjëherë, “si unë nuk ka tjetër”?
Çdo njeri ka egon e vet. Unë nuk e kam të theksuar deri në këtë pikë, por ka patur raste kur e kam thënë, sidomos në situata të vështira të cilat mund t’i kem përballuar më së miri.
Fakti që je një këngëtare e njohur, sa ka ndikuar në jetën tënde private?
Po, ka ndikuar ndonjëherë me policët, (qesh).
Ç’do të thotë për ty të kesh stil? Sa kohë të është nevojitur që të bësh stilin tënd?
Unë mendoj që secili ka stil, por ne që e bëjmë estradën, komentohemi nga një opinion më i gjerë dhe, sigurisht, duhet t’i kushtojmë më shumë kujdes. Personalisht nuk kam eksperimentuar shumë me stilin tim. Si dukem unë dhe çfarë stili kam, është një gërshetim i moshës, natyrës dhe karrierës time.
A është e mundshme të bëhet stili me pak para?
Hëm…ka njerëz që edhe me pak para dinë të duken shkëlqyeshëm. Sidoqoftë, të qenit pjesë e estradës kërkon pak investim. Unë, fatmirësisht, që nga fillimi kam “keqpërdorur” buxhetin familjar për tu furnizuar me garderobë dhe për të kaluar orë të tëra në studiot e grimit dhe flokëve, (qesh).
Secila femër ka kombinimin e vet shpëtimtar, të cilin e vesh kur i mungon ideja. Cili është kombinimi yt?
Një palë xhinse dhe një top i qëlluar janë ‘in’ gjithmonë.
Ku gjendet fshehtësia e pamjes suaj seksi, sa kujdes i kushton trupit dhe fytyrës?
Nuk ka ndonjë fshehtësi. Fytyrën dhe trupin i mirëmbaj me trajtimet më të zakonshme që i bëj edhe vetë në shtëpi, një krem, kohë pas kohe një maskë ushqyese, asgjë më tepër. Gjatë paraqitjeve publike kujdeset Armend Ramadani, ndërsa për trupin Afrodita-S.
Ata të cilët nuk të njohin mirë, do të habiteshin po të dinin se Adelina mund të …?
Adelina mund të gatuajë.
Si është statusi yt emocional në këto momente?
Do të doja që emocionet t’i ruaj për vete, nuk dua t’i bëj publike. Më lejoni të ruaj diçka nga intimiteti im.
Ç’pret nga personi i dashur?
Nga ai pres të më dojë dhe të më respektojë.
Në dashuri më shumë dëgjon zemrën apo mendjen?
Gjithmonë zemra zgjedh e para, por pastaj mendja e udhëzon… nëse mundet.
Çfarë kriteresh duhet patjetër t’i plotësojë mashkulli për të të pasur për vete?
Dashuri dhe respekt.
Cila për ty është dëshmi për dashuri, i do më shumë fjalët apo veprat?
Veprat, kuptohet. Porse edhe unë si çdo femër, kam nevojë edhe për fjalët e bukura.
Cilat fjalë duhet patjetër t’i thotë mashkulli që ti të mbetesh pa fjalë?
“Të dua”, dhe unë ta ndjej se vërtetë mendon dhe ndjen ashtu.
Cilat karakteristika e bëjnë djalin nga shok në të dashur?
Oratoria, karizma dhe sensi për humor.
Sa mëkatare dhe sa engjëllore është Adelina?
Mëkatare aspak, madje këto kohët e fundit do ta bëja ndonjë mëkat, por s’po gjej se çfarë (qesh). As engjëllore shumë nuk jam. Ama, për njerëzit që i dua, bëj gjithçka. Jam person që i përshtatet shumë realitetit dhe, njëkohësisht, shumë neutrale, e padjallëzuar.
A je gati për lidhje të re?
Po natyrisht që jam.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button