Teknologji

Fillon shitja e Nokia Lumia 925

Nokia Lumia 925Nokia Lumia 925 ishte paralajëmruar gjatë muajit të kaluar, dhe tani me sa duket prodhuesi i famshëm finlandez ka filluar me shitjen e modelit më të ri të telefonit në tregun gjerman, ndërsa së shpejti do ta vëjë të njëjtin në dispozicion për shitje edhe në vendet tjera të Evropës.

Siç është thënë edhe më herët, Nokia Lumia 925 vjen me ekranin me diagonale prej 4.5 inç në AMOLED, me rezolucion 1280 x 768 piksel, si dhe procesorin 1.5GHz dual core Qualcomm Snapdragon S4 Pro.

Karakteristikat tjera të Nokia Lumia 925 përfshijnë edhe memorien me 1GB RAM dhe kamerën e pasme IOS me 8.7 mega-piksel. Pas Gjermanisë, Nokia Lumia 925 pritet të arrijë edhe tek oepratorët më të mëdhenj mobil në Britaninë e Madhe.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button