FutbollSport

Dhunë në Argjentinë pas rënies së River Plates

River Plate zbret në kategorinë e dytë, mes skenave të dhunës brenda dhe jashtë stadiumit Monumental.

Një ditë e trishtueshme për skuadrën e cila për herë të parë në 110 vjet histori dhe me 33 tituj kampion, bie në kategorinë inferiore.

1-1 ka përfunduar ndeshja e kthimit e Play Out mes River Plate dhe Belgrano, këta të fundit qëndrojnë mes më të mirave falë fitores 2-0 në sfidën e parë. nervozizmi në minutat e fundit arriti kulmin, kur qindra sende të forta u hodhën në fushë nga tifozët e irrituar. Ndeshja u ndërpre për një minutë ndërkohë që u desh ndërhyrja e policsë që situata të qetësohej, por vetëm për pak minuta.

Përleshjet kanë vazhduar edhe jashtë stadiumit monumental. 89 të plagosur, mes të cilëve 39 policë, dhe 50 te burgosur, është bilanci i parë i dhënë nga medjat argjentinase.

Kjo që ka ndodhur është pjesa më e tmerrshme e futbollit argjentinas, dhe në të njejtën kohë, një reklamë jo shumë i këndshëm për Kupën e Amerikës, që do të zhvillohet në këtë shtet.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button