FutbollSport

Dos Santos arrin marrëveshje me Villarrealin

Giovani Dos SantosPresidenti i Villarrealit, Fernando Roig, ka zbuluar se klubi do të kompletojë transferimin e sulmuesit të Mallorcas, Giovani Dos Santos.

24-vjeçari, i cili u eliminua nga La Liga me klubin e tij sezonin e kaluar, raportohet se dëshiron të mbetet në elitën e futbollit spanjoll dhe u përfol për një kalim të tij te Valencia dhe Atletico Madrid. Por drejtuesit e Nëndetëses së Verdhë kanë konfirmuar se ai do të veshë fanellën e këtij klubi sezonin e ardhshëm.

“Për t’u siguruar se nënshkrimi ri Tomas Pino nuk do të jetë i vetëm, një prej bashkëlojtarëve të tij nga Mallorca do të vijë me të – Dos Santos”, u ka thënë Roig reporterëve.

Lojtari do të kompletojë transferimin e tij më 18 korrik dhe pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin e rikthyer në elitën e futbollit spanjoll.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button