VIP

Lady Gaga: Mendoja se drogën e kisha mik

Këngëtarja kontroverse, Lady Gaga, ka treguar se ka marrë kokainë në mënyrë që ta përballonte më lehtë vetminë.

Gjatë një interviste në emisionin The Conversation with Amanda de Cadenet, ajo ka folur rreth depresionit nga i cili kishte vuajtur në moshën 19-vjeçare.

“Çdo ditë shkoja në banesë dhe ulesha. Ishte qetë dhe vetmi. Vetëm pianoja ime dhe unë. Kisha televizorin, i cili rrinte vazhdimisht ndezur në mënyrë që unë të ndjehesha sikur dikush qëndron ulur me mua”.

“Dukej se droga ishte miku im. Asnjëherë nuk kam marrë me njerëz të tjerë. Është një mënyrë e trishtueshme e plotësimit të zbrazëtirave në jetë, sepse ajo në fakt vetëm sa e rrit zbrazëtinë”, ka deklaruara Gaga, e cila ka thënë se më pas “është zgjuar” dhe e ka lënë drogën.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button