LajmeMaqedonia

Kujdes nëse shkoni në Aeroportin e Shkupit: Kështu po mashtrojnë disa persona duke vj edhur para (FOTO)

Një grup i personave janë duke mashtruar njerëzit në Aeroportin e Shkupit, duke i marrë para për parking. Aeroporti i Shkupit ëshë i frekuentuar mjaft shumë nga kosovarët dhe jo vetëm. Linjat me çmime të lira nga ky aeroport në drejtim të vendeve të tjera të Europës, ka bërë që shumë qytetarë të fluturojnë me aeroplan nga këtu.

Mirëpo duket se qytetarët që po shkojnë këtu, po bien pre e mashtrimeve nga një grup i personave.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’, në Facebook, një person ka bërë të ditur se ai sot është mashtruar nga disa persona derisa ka thënë se, ata janë afruar tek ai dhe i kanë marrë para 100 euro për parking.

“Kujdes kujt i bie të shkojë në Aeroportin e Shkupit, sepse janë një grup persona mashtrues, që ju mashtrojnë kinse duhet të bëni pagesën për vetura te ta, e më pas po i marrin parat. Mua më kanë marrë 100 euro dhe më pas u zhduken dhe nuk i pashë askund”, ka shkruar ky anëtarë.

Më poshtë keni shkrimin e tij të plotë pa ndërhyrje.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button