BotaLajme

E rreh të bijën, sepse e dashuronte kosovarin

Në Arlon të Belgjikës është duke u zhvilluar një proces gjyqësor kundër një kosovari, i cili ka rrahur dhe ka tentuar ta vrasë vajzën e tij, për shkak se ajo e ka dashur një shqiptar nga Kosova.

“Jam shumë e shqetësuar, pasi ju po ia ndaloni të gjitha të drejtat vajzës suaj. Ju keni dashur ta mbytni me duart e juaja ate, ndërsa ajo është mbyllur në dhomën e saj dhe ka alarmuar autoruetet që ta shpëtojnë”, ka lexuar akuzën e saj Sarah Pollet, zëvendësprokuroja e Arlonit. Gjatë marrjes në pyetje, fillimisht ai kishte deklaruar para policsë se nuk mund të akceptonte që e bija e tij të kishte një lidhje para martesës, pasi ai ishte deklaruar si një mysliman, e sidomos jo me një shqiptar nga Kosova. Por, gjatë procesit gjyqësor, ai ishte shprehur: “E pranoj se kamë bërë faj. Nuk mundesha ta kontrolloj vetveten pasi e bija ime dilte me një shqiptar. Ne ikëm nga vendi ynë, pasi ne formojmë një grup minoritar në Kosovë dhe ndiqemi nga shqiptarët. Nuk mundesha ta imagjinoja se vajza ime do të dilte me një shqiptar. Ajo tani është rregullisht e kërcënuar se do të merret peng nga kosovari”. Procesi gjyqësor pritet të përfundojë më 17 janar të viti të ardhshëm, kur do të shpallet vendimi gjyqësor. Të akuzuarit i kërcënohet një dënim prej gjashtë muaj burgim, sjkrun e përditshmja belge “L’Avenir”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button