VIP

Rozana Radi e dashuruar ne MC Kreshen

Vetëm një javë ka mjaftuar që kënga më e re e Rozana Radit, “Jaba daba du”, prezantuar te “E Diela shqiptare” së bashku me reperin MC Kresha, por sakaq në Youtube i ka kaluar 20 mijë klikime. Kënga interesante nuk është e vetmja që ka ngjallur kërshëri, pasi fansat mezi kanë pritur të shihnin në një performancë së bashku dyshen Rozana Radi dhe MC Kresha (Kreshnik Fazlliu), për të cilët prej pak kohësh thuhet se janë të lidhur. Dueti i tyre për festivalin “Kënga Magjike” shoi kështu edhe spekulimet, pasi MC Kresha pranoi publikisht se ata janë të lidhur.

Po Rozi kur foli?!  “Bashkëpunimi me Mc Kreshën erdhi menjëherë pasi unë dëgjova albumin e tij dhe të Festimit “Për inat të njoni-tjetrit”. Ishte hera e parë që një album rep qëndroi në radion e makinës sime për dy javë duke e dëgjuar dhe nuk më mërziti. Përkundrazi, kam filluar të besoj që më në fund ka muzikë të mirë të atij zhanri. Kështu që në një takim me Mc Kreshën diskutuam dhe vendosëm ta bënim një bashkëpunim”, – ka thënë Rozi në lidhje me njohjen e parë me të dashurin.

Bashkëpunimi i tyre solli shoqërimi me “pasojë” rënien në  dashuri njëri me tjetrin.“Sa i përket lidhjes sime me Mc Kreshën, është folur shumë më pare për këtë, pa pasur asgjë në mes nesh ose thënë më mirë kanë aluduar për gjëra të pavërteta. Dhe atëherë kur ne filluam të shoqëroheshim më shumë, kuptuam të dy që jemi mirë bashkë, kuptohemi shumë mirë dhe po e jetojmë të lumtur këtë moment”, – shton ajo.

Rozana edhe pse ka nisur këtë lidhje dashurie, ende nuk është e sigurt se si do të rrjedhë më tej, ndaj tani për tani nuk është e gatshme të bëjë asnjë plan. “Për të ardhmen nuk bëj plane kurrë. Çfarë të ketë shkruar Zoti”, – thekson ajo. Kënga “Jaba daba du” sipas Rozanës, do ta ketë shumë shpejt edhe një videoklip  që pritet të realizohet në Kosovë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button