FutbollSport

Kombëtarja 5 ditë përgatitje për Francën

Kombëtarja kuqezi do ta nisë grumbullimin për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të “Euro 2012”, në Grupin D, më datën 2 tetor.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në rezidencën e tyre të përhershme, në Durrës, ku do të përgatisin fillimisht eliminatoren e 7 tetorit me Francën, në Paris, pastaj sfidën e fundit kualifikuese me Rumaninë, pas katër ditësh, në Tiranë, më 11 tetor.

Po kështu, mësohet se udhëtimi i kombëtares shqiptare drejt Parisit do të bëhet vetëm një ditë para ndeshjes, konkretisht më 6 tetor. Duke qenë se kuqezinjtë tanë kanë dalë jashtë çdolloj objektivi, por edhe nisur nga humbja e turpshme me Luksemburgun, situata në kombëtaren tonë është e nderë.

Mbeten në ajër shumë persona nga kampi kuqezi, duke nisur nga trajneri Kuzhe, të cilit i mbaron kontrata pas ndeshjes me Rumaninë, por edhe disa veteranë, për të cilët është thënë se do të organizohet një ceremoni lamtumire në miqësoren e nëntorit. Nga ana tjetër, që para turpërimit në Luksemburg, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, paralajmëroi për një revolucion në kombëtare, që do të prekte deri në masën 40 përqind grupin aktual kuqezi.

Çka do të thotë se lojtarë të tillë si Lala, Skela, Duro e ndonjë tjetër, nuk do të jenë më pjesë e kombëtares për eliminatoret e “Botërorit 2014”. Në pikëpyetje të madhe është edhe vetë trajneri Josip Kuzhe, i cili në tri eliminatoret e fundit në radhë nuk ka marrë asnjë pikë, madje ka bërë gabime të dukshme në përzgjedhjen e formacionit dhe mënyrën e të luajturit, veçanërisht në Bosnjë dhe në Luksemburg.

Kjo i ka reduktuar ndjeshëm shanset e kroatit për të rinovuar me kuqezinjtë, pavarësisht se ai e ka shprehur qartë dëshirën për të mbetur trajner i Shqipërisë. Mirëpo, kritikat e të gjitha anëve ndaj tij, por edhe rezultatet e dobëta, e kanë vënë me shpatulla pas murit Kuzhen. Veçmas, humbja në Luksemburg, por edhe vendi i parafundit në grup, duket se ia kanë “prerë faturën” kroatit.

Në këtë situatë, mbetet të shikohet si do të veprojë Kuzhe për dy eliminatoret e radhës: do të vazhdojë të besojë tek të njëjtët lojtarë, si deri më tani, për ta mbyllur “kapitullin” bashkë me ta, apo do ta nisë revolucionin e paralajmëruar nga Duka që tani. Eliminatorja e radhës, në “Stade de France”, është e një vështirësie të madhe, sepse luajmë kundër yjeve të futbollit europian, si Benzema, Riberi, Nasri, Abidal me shokë, të cilët na mundën në fillim të këtij muaji brenda në Tiranë, ndaj mbetet që sfida e fundit në grup, me Rumaninë, më 11 tetor, të shërbejë si një lloj autokritike para tifozëve të zjarrtë kuqezinj. Të cilët kombëtarja i ka zhgënjyer shumë muajt e fundit.

Kujtojmë se në grupin tonë kualifikues, Franca mbetet lidere, në vendin e parë, me 17 pikë, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina, me 16 pikë. Rumania dhe Bjellorusia kanë nga 12 pikë secila, pastaj vjen Shqipëria, me 8 pikë, ndërsa mbyll klasifikimin Luksemburgu, me 4 pikë. 3 largime veteranësh nga kombëtarja duken të konfirmuara tashmë, kapiteni Altin Lala, 36 vjeç, zv.kapiteni Ervin Skela, 35 vjeç dhe mesfushori, që së fundi nënshkroi me Tiranën, Klodian Duro, 34 vjeç. Mbetet të shihet nëse të tjerë nga grupi aktual i kuqezinjve do të skarcohen, bashkë me trajnerin Kuzhe, apo jo.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button