Teknologji

Telefoni i ri i HP do të kushtojë 200 dollarë?

hpËshtë thënë disa herë deri më tani se HP është duke punuar në një telefon të mençur Android, përkatësisht një telefon i cili do të ketë ekran të madhësisë së fabletëve, dhe i cili do të paraqitet në publik brenda disa javëve të ardhshme.

Një burim i ri i lajmit thotë se HP do ta prezantojë një model të ri dhe të lirë të telefonit Android, i cili do të kushtojë rreth 200 dollarë.

Me këtë model, HP synon ti tërheq përdoruesit e vendeve në zhvillim, si dhe tregjet ku përdoruesit përdorin plane tarifore me parapagim.

Sipas 9to5Google, e cila thirret në burimet brenda HP-së thuhet telefoni i ri në Android do të ketë madhësi të ngjashme me Galaxy Note dhe se i njëjti do të ofrohet për një çmim i cili nuk e tejkalon shumën prej 200 dollarëve.

Megjithatë thuhet se për shkak të kostos së ulët të telefonit, rezolucioni i tij nuk do të jetë i madh, ose i përafërt me 720p.

Show More

Related Articles

Back to top button